Shtetet e Bashkuara kanë vrarë Ayman al-Zawahirin, liderin e al-Kaedës dhe një nga terroristët më të kërkuar në botë, i cili mbikëqyri sulmet e 11 shtatorit 2001, së bashku me themeluesin e grupit, Osama bin Laden
Sipas zyrtarëve amerikanë të Bin Laden dhe Ayman al-Zawahirin iu shpëtuan forcave amerikane në Afganistan në fund të vitit 2001 dhe vendndodhja e Zawahirit nuk dihej prej kohësh.
Bin Laden u vra në një bastisje të forcave amerikane në Pakistan në vitin 2011.
Sipas Associated Press, nuk u bë e ditur se ku dhe kur Zawahiri u vra dhe cili element i qeverisë amerikane e kishte kryer misionin.
Shtëpia e Bardhë tha të hënën se Presidenti Biden do ta jepte një prononcim për mediat për “një operacion të suksesshëm kundër terrorizmit”, por nuk e përmendi Zawahirin./gazetashqiptare/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...