Departamenti Amerikan i Thesarit ka njoftuar sanksione të reja që synojnë dy kompanitë më të mëdha të naftës ruse Rosneft dhe Lukoil ,në një përpjekje për të ushtruar presion mbi Moskën për të negociuar një marrëveshje paqeje në Ukrainë.
“Duke pasur parasysh refuzimin e Presidentit Putin për t’i dhënë fund kësaj lufte të pakuptimtë, Thesari po vendos sanksione ndaj dy kompanive më të mëdha të naftës në Rusi që financojnë makinën e luftës së Kremlinit”, tha Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, në një deklaratë.
Njoftimi erdhi ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritej të vizitonte Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar negociatat e paqes.
Më herët të mërkurën, Rusia nisi një bombardim intensiv ndaj Ukrainës, pasi Trump tha se planet për një takim me Vladimir Putin në Budapest ishin pezulluar./abcnews.al
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...