Presidenti i Republikës Srbska, Milorad Dodik nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Donald Trump në 20 janar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës refuzuan t’i lëshojnë një vizë diplomatike.
Vetë Dodik e pohoi se nuk do të udhëtojë drejt Amerikës si përfaqësues i Bosnjë-Hercegovinës.
“Përse me duhet atëherë pasaporta diplomatike e Bosnjës”, pyeti ai duke lënë të kuptohet se mund të heqë dorë prej saj dhe nga viti që vjen, të përdorë për lëvizjet jashtë kufijve një pasaportë serbe.
Udhëtimi i planifikuar i tij për betimin e presidentit të ri amerikan ka shkaktuar goxha polemika ditët e fundit.
Ai pretendon se e ka marrë ftesën nga ekipi tranzitor i Trumpit, por mediat boshnjake thonë se Dodik nuk është ftuar kurrë në këtë ceremoni. Sipas tyre, ai thjesht kishte blerë një bilete për ballot shoqëruese që do te zhvillohen atë dite në Uashington. Edhe pse Dodik u përpoq t’i fashiste të tilla pretendime me shpalosjen e ftesës në televizion, pjesa më e madhe e saj, përfshire këtu dhe firmën, nuk shihej qartë.
Portland e 76sers barazojnë serinë, LA Lakers shënon fitoren...
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës
Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–...
Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrik...
“Irani në kolaps financiar”/ Trump: Janë të dëshpëruar që Ho...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...