Pas deklaratës së presidentit amerikan, Donald Trumpit se SHBA-ja po pret një propozim të unifikuar nga Irani, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka dhënë një përditësim për vizitën e JD Vance në Pakistan.
Zyrtari tha se zëvendëspresidenti amerikan nuk do të udhëtojë sot për në Islamabad.
“Çdo përditësim i mëtejshëm për takimet me prani fizike do të njoftohet nga Shtëpia e Bardhë”, shtoi zyrtari.
Gjatë ditës kishte raportime se Vance do të nisej drejt Islamabadit për një raund të dytë bisedimesh me Iranin, shkruan skynews.
Duke folur para njoftimit të tij për zgjatjen e armëpushimit, Trump i tha CNBC-së se udhëheqësit e Iranit “së shpejti do të hyjnë në negociata” me “përfaqësuesit e tij”.
Ai gjithashtu tha se Irani “nuk ka zgjidhje tjetër” përveçse të marrë pjesë në bisedime me SHBA-në.
Ndryshe, Trump ka njoftuar sot se ka zgjatur armëpushimin me iranianët, i cili do të mbaronte gjatë ditës së nesërme (e mërkure)./Telegrafi/
Kurti komenton deklaratën e Gecit për burgim të përjeshtëm p...
Përurohen transformimi i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK
Shqipëria luan miqësore me Luksemburgun në qershor
Dështon mbledhja e komisionit për shëndetësi, shkak kuorumi
FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Koso...
Barcelona ka disa objektiva për merkaton e verës, ndër ta ed...