Pak orë përpara se Presidenti amerikan, Donald Trump të vendosë për një përjashtim të përhershëm nga tarifat e reja të çelikut dhe aluminit të Bashkimit Evropian, ministri i tij i Tregtisë paralajmëroi se nëse BE do të hakmerret, do të ishte përgjegjës për çdo “përshkallëzim të tensioneve”.
“Ne nuk dëshirojmë një luftë tregtare”, deklaroi sekretari amerikan i Tregtisë, Wilbur Ross gjatë një interviste për gazetën franceze “Le Figaro”.
“Është në dorën e Bashkimit Evropian nëse do të vendosë të marrë masa ndëshkimi”, tha Ross.
Trump njoftoi vendosjen e tarifave prej 25% të importeve të çelikut dhe 10% të aluminit në muajin mars, duke argumentuar se industritë e SHBA-së në këtë sektor janë “tkurrur gjatë dekadave si rezultat i tregtisë së padrejtë”.
BE-ja ka deklaruar se nuk do të pranojë të negociojë nën presion dhe i ka dërguar Organizatës Botërore të Tregtisë një listë të produkteve të SHBA-së që mund të jenë subjekt i tarifave hakmarrëse. /KP/
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari