ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mijë trupa ushtarak zhvendosen në Lindjen e Mesme

17:54 | 24 Prill 2026
R J

Për herë të parë që nga viti 2003, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur njëkohësisht tre aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme, duke rritur ndjeshëm praninë ushtarake në këtë pjesë .

Sipas U.S. Central Command, në zonë operojnë aktualisht USS Abraham Lincoln (CVN-72), USS Gerald R. Ford (CVN-78) dhe USS George H.W. Bush (CVN-77).

Tre aeroplanmbajtëset shoqërohen nga një flotë prej 12 anijesh luftarake, përfshirë disa shkatërrues, ndërsa në total në rajon ndodhen më shumë se 200 avionë luftarakë dhe rreth 15,000 trupa.

Flota ajrore përfshin avionë të avancuar si F/A-18 Super Hornet, EA-18G Growler, F-35C Lightning II, si dhe avionë mbështetës dhe transporti, duke e bërë këtë një nga dislokimet më të mëdha ushtarake amerikane në rajon në vitet e fundit.

Shpërndaje në rrjete sociale