Hegseth: Vendosja e minave në Ngushticën e Hormuzit ”një shkelje e armëpushimit”

16:26 | 24 Prill 2026
R J

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka folur nga Pentagoni mbi luftën në Iran.

Ai u pyet fillimisht për kërcënimin e minave në Ngushticën e Hormuzit, shkruan BBC.

Hegseth thotë se tranziti nëpër ngushticë po ndodh, por është “shumë më i kufizuar” nga sa do të donin njerëzit dhe me më shumë rrezik. Kjo për shkak se Irani po bën “gjëra të papërgjegjshme”, thotë ai.

Ai thotë se çdo vendosje minash do të trajtohet, duke e quajtur atë një “shkelje të armëpushimit”.

Shpërndaje në rrjete sociale