Një anije luftarake kineze iu afrua 137 metra dhe në mënyrë të rrezikshme një destrojeri amerikan në ngushticën e Tajvanit njoftoi të shtunën Komanda e amerikane e Indo-Paqësorit.
Por Kina fajësoi Shtetet e Bashkuara për “provokimi të qëllimshëm” në rajon.
Marina amerikane dhe ajo kanadeze po kryenin një stërvitje të përbashkët, e të rrallë mes dy vendeve në ngushticë, kur anija kineze i doli përpara luftanijes amerikane ‘USS Chung-Hoon’, duke e detyruar atë të ulë shpejtësinë për të shmangur një përplasje.
Republika Popullore e Kinës pretendon se Tajvani është territor i saj.
Qeveria e Tajvanit thotë se Pekini nuk e ka sunduar kurrë ishullin dhe Presidenti Joe Biden ka thënë se SHBA-të do ta mbrojnë Tajvanin, në rast të një pushtimi kinez.
Flota e 7-të e Marinës amerikane tha se luftanija ‘USS Chung-Hoon’ dhe ajo ‘Montreal’ e Kanadasë po kryenin një udhëtim tranzit “rutinë” në ngushticë të shtunën./VOA/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...