Shtetet e Bashkuara njoftuan të enjten se ua kanë larguar sanksionet tre ish-zyrtarëve iranianë dhe dy kompanive që më parë kanë bërë tregti me materiale petrokimike iraniane.
Zyrtarët amerikanë thanë se ky veprim është gjest rutinor. Megjithatë, largimi i këtyre sanksioneve mund të shihet edhe si gatishmëri e ShBA-së për t’ia larguar sanksionet Iranit, nëse një gjë e tillë do të justifikohej nga sjellja e palës tjetër.
Duke folur në kushte anonimiteti, një zyrtar amerikan tha se vendimi i Zyrës për Kontrollimin e Aseteve të Jashtme i Thesarit të ShBA-së nuk është i lidhur me përpjekjet për t’i kthyer Iranin dhe Shtetet e Bashkuara në zbatimin e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.
“Sot, OFAC-u dhe Departamenti i Shtetit gjithashtu do t’ua largojnë sanksionet tre ish-zyrtarëve qeveritarë të Iranit dhe dy kompanive që më parë janë përfshirë në blerje, shitje, transportim apo reklamim të produkteve petrokimike iraniane”, thuhet në deklaratën e Thesarit.
Aty thuhet se largimi i këtyre individëve dhe kompanive nga lista e sanksioneve është pasqyrim i ndryshimit të vërtetuar në sjellje ose status të atyre që kanë qenë nën masa sanksionuese dhe e dëshmon përkushtimin e qeverisë amerikane për largimin e sanksioneve në rast të ndryshimeve.
Zyrtarët amerikanë dhe iranianë pritet që ta fillojnë rundin e gjashtë të bisedimeve në Vjenë këtë fundjavë për të gjetur rrugë për pajtim rreth marrëveshjes bërthamore mes Republikës Islamike dhe fuqive botërore, shkruan Reuters.
Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga kjo marrëveshje në vitin 2018 nën urdhrin e ish-presidentit Trump, ndërsa Irani i ka shkelur disa pika të marrëveshjes si kundërpërgjigje, duke e pasuruar uraniumin mbi nivelet e lejuara.
Interi “blindon” kreun e tabelës, merr fitore të...
Lavrov bisedë telefonike me homologun iranian: SHBA të heqë ...
Tragjedi në ditën e Pashkës – pema rrëzohet nga era e fortë,...
Ulet në gjunjë për t’i propozuar, Brikena i thotë R...
Hoxhaj për debatin në Maqedoninë e Veriut: Absurde që shqipj...
Paralajmërimi i SHBA-së për sigurinë e Shqipërisë, Nufi: Nuk...