Uashingtoni po heton nëse Rusia ka ndihmuar Iranin të lokalizojë dhe godasë instalacione të CIA-s në Gjirin Persik, duke përfshirë edhe ambasadën amerikane në Arabinë Saudite.
Sipas Reuters, inteligjenca amerikane po shqyrton mundësinë e ndihmës ruse, pasi sulmet e fundit iraniane me dronë kanë qenë jashtëzakonisht precize – diçka që mund të tregojë mbështetje të jashtme.
Raportet e para për synimin e Iranit ndaj objekteve të CIA-s dolën në fillim të luftës SHBA-Izrael. Gazeta The Washington Post dhe CNN cituan burime që flasin për ndihmë ruse në identifikimin e personelit dhe aseteve amerikane në rajon.
Nicole Grajewski nga Qendra për Studime Ndërkombëtare në Sciences e quajti teorinë e përfshirjes ruse “realiste”, sepse Irani nuk disponon aftësinë satelitore të Rusisë.
Rusia është akuzuar gjithashtu se i ka furnizuar Iranit me sisteme anti-jamming për dronët, megjithëse Moska e mohon këtë.
Sipas Grajewskit, mbështetja ruse i jep Iranit një “avantazh”, por nuk është faktori kryesor i luftës, pasi Irani ka zhvilluar vetë aftësi të konsiderueshme me dronë dhe raketa.
Ky raport vjen në të njëjtën kohë kur Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u takua sot në Manila me Ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov. Takimi u cilësua si diskutim për Ukrainën./rtsh.al/
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...