Sekretari në detyrë i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Chad Wolf informoi të hënën personelin e tij se po jep dorëheqjen. Agjencia e lajmeve Reuters e mësoi lajmin nga një zyrtar i lartë i administratës.
Wolf i shtohet listës së emrave të zyrtarëve të lartë dhe anëtarëve të kabinetit të Presidentit Trump që dorëhiqen pas protestave me dhunë të javës së kaluar në selinë e Kongresit amerikan.
Presidenti Donald Trump e tërhoqi emërimin e zotit Wolf për Sekretar të Sigurisë Kombëtare javën a kaluar, pasi Chad Wolf tha se do të dorëhiqej shumë shpejt./voa/
Reshje të fuqishme me rrufe dhe breshër godasin disa fshatra...
Shqipëri: Qeveria miraton reformë të re për njësimin e grada...
Islanda miraton referendum për nisjen e negociatave me BE në...
Osmani: Sonte rikthyem një besim se Kosova mund të udhëhiqet...
“Më shumë ka pasur armatim nëpër oda se në Kazermë”, Kurti n...
Pas SHBA-së edhe Shqipëria refuzon kërkesën e Rusisë për lar...