Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara do të duhet të paguajë afro 116 milionë dollarë për 103 gra që pretendojnë se janë abuzuar seksualisht në një burg në Kaliforni.
Shuma mesatare që do të marrë çdo palë e dëmtuar është 1.1 milion dollarë. Gratë kanë paditur burgun për abuzim dhe dhunë seksuale nga stafi i burgut të quajtur “klub përdhunimi”.
“Ne u dënuam me burg, nuk u dënuam me sulm dhe keqtrajtim”, tha ish e burgosura Aime Chavira. Ish-drejtori i burgut, Ray Garcia, dhe shtatë punonjës të tjerë tani janë në burg për abuzim seksual me të burgosurat femra.
Një roje e tetë, Darrell Wayne Smith, është në pritje të gjykimit për 12 akuza për sulm seksual.
Ky është dëmshpërblimi më i madh që Ministria e Drejtësisë do t’u paguajë grave të burgosura, sipas njërës prej avokateve, Jessica Pride.
Ajo tha gjithashtu se nëse do të ishte në dorën e saj, shuma duhet të ishte “dhjetë herë më e lartë”. Burgu u mbyll në prill dhe pezullimi i përhershëm i tij u konfirmua muajin e kaluar./abcnews.al
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...
Parashikimi i motit për ditën e Kurban Bajramit
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërga...
Gjendet pa shenja jete një grua 60-vjeçare në Ferizaj
Marca me artikull të veçantë: Muriqi nuk është “Pirati”, ai ...