Njoftohet se pas dhënies së deklaratës në gjykatë do të lirohet prezantuesja e televizionit shtetëror të Iranit, Merzieh Hashemi, e cila ishte arrestuar në SHBA në cilësinë e “dëshmitarit material” në lidhje me një hetim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas dokumenteve të gjykatës rajonale Washington DC, mësohet se nuk do të drejtohet ndonjë akuzë ndaj gazetares Hashemi e cila ishte arrestuar në Missouri ku ajo kishte ardhur për të takuar familjen e saj.
Teksa nuk përcaktohet ndonjë informacion se për cilin hetim është arrestuar gazetarja Hashemi, është njoftuar se ajo do të lirohet pas dhënies së deklaratës.
Në sistemin ligjor të SHBA-ve, një person i cili supozohet se ka informacion kritik për rezultatin e ndonjë procesi gjyqësor, ai definohet si “dëshmitar material”. Për dëshmitarët material mund të lëshohet një urdhër ndalimi.
Marzieh Hashemi, e cila është me origjinë amerikane, është prezantuese e televizionit shtetëror të Iranit. Hashemi u arrestua të dielën në Aeroportin Ndërkombëtar St.Louis Lambert, pa pasur asnjë akuzë zyrtare ndaj saj.
Televizioni Press TV në një lajm të bazuar mbi familjarët e gazetares Hashemi bëri të ditur se FBI e ka dërguar gazetaren në një qendër arresti në Washington, ku është tentuar t’i hiqet mbulesa dhe është privuar nga produktet ushqimore hallall në qendrën e paraburgimit.
Marca me artikull të veçantë: Muriqi nuk është “Pirati”, ai ...
Murati: Fillimisht shtesat i quanin “vitra”, tash “blerje vo...
Presidenti Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritar...
Protesta në Meksikë para Kupës së Botës, rreth 130 mijë pers...
Osmani dhe Abdixhiku takojnë kongresistin amerikan Keith Sel...
Shpëtohet bjeshkatari gjerman 48-vjeçar në Luboten