Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nxjerrë në det aeroplanmbajtësen e dytë në gadishullin korean në një kohë kur tensionet janë rritur në rajon. Aeroplanmbajtësja ‘USS Ronald Reagan’ i është bashkuar grupit të aeroplanmbajtëses tjetër ‘USS Carl Vinson’ dhe së bashku pritet të kryejnë ushtrime stërvitore.
Shtëpia e Bardhë është shprehur se kjo raketë ishte me një rreze më të shkurtër veprimi krahasuar me tre testet e fundit të Koresë së Veriut.
Ky test vjen një javë pasi Koreja e Veriut testoi atë që ajo e quan raketë të aftë për të mbajtur një kokë të madhe bërthamore.
Zyrtarët e marinës amerikane nuk kanë përcaktuar se sa kohë do qëndrojnë aeroplanmbajtëset së bashku në rajon.
‘USS Ronald Reagan’ është një transportues i fuqishëm dhe mund të mbajë një ekuipazh prej 4539 personash. Ajo mund të mbajë rreth 60 avionë dhe kushton rreth 8.5 miliardë dollarë.
Koreja Veriore e ka shkrepur sot një raketë ende të paidentifikuar, njofton Ushtria e Koresë Jugore.
Zyra e Shtabit të Përgjithshëm të Koresë Jugore ka thënë në një komunikatë se raketa është hedhur të dielën pasdite (sipas kohës lokale koreane), nga një lokacion afër Pukchang.
Testimi i kësaj rakete vjen një javë pasi Veriu e testoi edhe një raketë tjetër, për të cilën kishte thënë se ishte një lloj i ri i raketës që është në gjendje të bartë armë të madhe bërthamore.
Ndërkohë Sekretari i Shtetit të SHBA’së, Rex Tillerson, ka thënë se presioni ekonomik dhe diplomatik do të vazhdohet ndaj Koresë Veriore pas lansimit të raketës balistike.
“Testimet e vazhdueshme janë zhgënjyese, shqetësuese dhe kërkojmë që ata ta ndalojnë këtë,” ka thënë TIllerson.
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...