Sipas raportit të botuar nga Fondacioni i Lirisë së Shtypit në SHBA, 117 gazetarë janë arrestuar në gjithë vendin në vitin 2020.
Sipas raportit, derisa numri i gazetarëve të arrestuar në vitin 2019 ishte 9, në vitin 2020 ky numër është rritur në 117.
Ndërkaq, nga 152 shkelje ndaj lirisë së shtypit në vitin 2019, ky numër ka shkuar në mbi 1.000 në vitin 2020.
Raporti vuri në dukje se shumica e arrestimeve dhe shkeljeve ndaj lirisë së shtypit ndodhën gjatë protestave mbarëkombëtare kundër vdekjes së afroamerikanit George Floyd si rezultat i shkeljes nga policia në qafë teksa po arrestohej në Minesota.
Në raport, i cili thekson se 71 gazetarë u arrestuan në javën e parë të protestave, u nënvizua se ky numër është më shumë se numri i gazetarëve të ndaluar në SHBA në 3 vitet e fundit.
Trevor Timm, drejtori i Fondacionit të Lirisë së Shtypit, deklaroi se gazetarët nuk duhet të shqetësohen për arrestim për kryerjen e punës së tyre, megjithatë, tha ai, “policia në gjithë vendin ka injoruar çuditërisht të drejtat e gazetarëve”.
Në raport thuhet se gazetarët ndonjëherë kanë përjetuar vështirësi, si ndërhyrje fizike, sulme dhe pengesa, shumica e të cilave kanë ndodhur gjatë protestave në 40 qytete të ndryshme në gjithë vendin./AA/
Konjufca pret në takim ambasadorin britanik, flasin për thel...
Aksioni humanitar i Fondacionit Behgjet Pacolli po vazhdon n...
Revolucion i madh te Interi, rrezikojnë largimi disa nga yje...
Agjencia e Ushqimit ndalon importin e mbi 20 mijë kg koncent...
Kusari pret në takim ambasadorin turk, flasin për zbatimin e...
Ra aksidentalisht nga çatia e shtëpisë, vdes 49-vjeçari në S...