Një tajfun i fuqishëm goditi qendrën financiare të Kinës, Shangai.
Tajfuni Bebinca zbarkoi të hënën rreth orës 7:30 – sipas kohës lokale – në zonën bregdetare Lingang Nju Siti, tha Administrata Meteorologjike e Kinës.
Mijëra banorë u evakuuan, ndërsa të gjitha fluturimet në të dyja aeroportet kryesore të qytetit u anuluan.
Shërbimet e trenave ndaluan dhe autostradat u mbyllën, gjithashtu.
Tajfuni Bebinca është stuhia më e fortë që ka goditur Shangain në 75 vjet, sipas medias shtetërore kineze.
Autoritetet lëshuan alarmin e kuq – që është niveli më i lartë i rrezikut – për shkak të erërave që kaluan shpejtësinë prej 150 kilometrash në orë.
Më herët, tajfuni Bebinca kaloi edhe në Japoni dhe në Filipinet qendrore dhe jugore, ku nga rënia e pemëve humbën jetën gjashtë persona.
Media shtetërore kineze tha se Bebinca pritet të lëvizë në veriperëndim, duke shkaktuar reshje të dendura shiu dhe erëra të forta në provincat Jiangsu, Zhejiang dhe Anhui./rel
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...
Konfirmohet nga Policia: Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë ...
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...