
This satellite image provided by Maxar Technologies on Saturday, March 19, 2022 shows the aftermath of the airstrike on the Mariupol Drama theater, Ukraine, and the area around it. (Satellite image ©2022 Maxar Technologies via AP
Anëtari amerikan i Senatit, Chris Coons, është shprehur se Shtetet e Bashkuara duhet të mendojë dërgimin e trupave në Ukrainë.
Sipas tij, nuk është normale që qytetarët amerikan ta shohin veten të distancuar nga lufta në Ukrainë. Madje senatori Coons u shpreh i keqardhur, teksa paralajmëroi se ajo që mund të ndodhë me Ukrainën, është të kthehet në një Siri të dytë.
“Populli amerikan nuk mund të largohet nga kjo tragjedi në Ukrainë. Unë mendoj se historia e shekullit të 21-të kthehet në atë se sa ashpër e mbrojmë lirinë në Ukrainë dhe se Putini do të ndalet vetëm kur ta ndalojmë atë. Unë shqetësohem thellësisht se ajo që do të ndodhë më pas është se ne do të shohim që Ukraina të kthehet në Siri”, është shprehur ai, për “Face the Nation”.
Shtetet e Bashkuara kanë dhuruar fonde në shuma të konsiderueshme në ndihmë të Ukrainës, por ashtu si NATO dhe Bashkimi Evropian, edhe SHBA nuk ka marrë një vendim që do të dërgonte trupa ushtarake në ndihmë të Kievit me frikën e një përshkallëzimi të mëtejshëm të konfliktit që do të përfshinte të gjitha vendet e Evropës.
Osmani prezanton aderimin e ri
Pak orë afat, PSD konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje – 5 par...
Trump për çmimet e shtrenjta të biletave të Kupës së Botës: ...
“Tani mund të flini të qetë, një hall më pak”, S...
Bullgari, Radev merr mandatin për formimin e qeverisë së re
Palatova: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet për statusin kan...