Rreth 40.000 persona kanë shkuar drejt Selanikut ditën e sotme, duke protestuar kundër emrit të Maqedonisë. Numri i qytetarëve të cilët po i bashkohen protestës sa vjen edhe shtohet shkruan media greke “Protothema”, pasi autobusë nga e gjithë Greqia po i drejtohen Selanikut.
Protesta e njerëzve po zhvillohet përballë statujës së Aleksandrit të Madh ndërsa në dorë mbajnë parulla “Jo fjalës Maqedoni”. Flamujt grek po valëviten në shesh ndërsa njerëzit këndojnë këngë nacionaliste me parulla në duar kundër emrit të Maqedonisë. Më poshtë pamje të drejtpërdrejta nga protesta që po zhvillohet në këto momente./Livemedia
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...
E ofendoi publikisht, Fabjola për Arbanën: Ajo nuk duhet të ...
Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...