Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në Majorka të Spanjës, ku një helikopter është përplasur në ajër me një aeroplan të vogël. Raportohet për të paktën pesë të vdekur.
Tragjedia ndodhi rreth orës 1 sipas kohës lokale, ndërsa besohet se në mesin e viktimave është edhe një fëmijë.
Vendi ku ndodhi aksidenti është vetëm 30 minuta vozitje me veturë larg një pike të famshme turistike për turistët britanikë.
Bëhet e ditur se helikopteri dhe aeroplani janë përplasur afër një spitali. Autoritetet deri tash e kanë konfirmuar vdekjen e tre personave.
Sidoqoftë, ekziston frika se numri i njerëzve të vdekur mund të rritet pasi disa persona të tjerë janë zhdukur dhe po kërkohen nga policia.
Ende nuk dihet kombësia e personave që ndodheshin në mjetet fluturuese, por kjo zonë vizitohet shumë nga turistët dhe nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë në mesin e viktimave, shkruan “The Sun”, transmeton Gazeta Express.
Egzona i jep lamtumirën vëllait, familja zgjedh pajtimin pas...
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...