Së paku 30 persona janë vrarë në Gaza që gna marrëveshja për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit të arritur dje.
Kështu ka bërë të ditur një zyrtar palestinez i shëndetësisë, teksa tha se një sulm ajror izraelit ka goditur një shtëpi në lagjen Al-Sabra në veri të Gazës, ku rrënojat kanë zënë më shumë se 40 palestinezë.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë thënë se kishin sulmuar një celulë terroriste të Hamasit në veri të Gazës që vepronte në afërsi të trupave të IDF-it që përbente një kërcënim të menjëhershëm, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Pamjet e Mbrojtjes Civile nga pasojat e sulmit tregojnë ekipet e shpëtimit duke gërmuar me ngut nëpër rrënoja ndërsa përpiqeshin të nxirrnin burra, gra dhe fëmijë nga rrënojat.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...