Lideri i socialdemokratëve të qendrës së majtë (SPD), Martin Schulz deklaroi se bisedimet për formimin e një koalicioni të ri qeveritar me konservatorët e kancelares, Angela Merkel, do të zhvillohen në fillim të janarit.
Gjithashtu, lideri i SPD-së, Schulz do të zhvillojë një takim tjetër të mërkurën me kancelaren Merkel, aleatin e saj bavarez, Horst Seehofer dhe kreun e grupeve parlamentare të dy partive për të diskutuar më hollësisht çështjet e axhendës.
“Lidershipi i socialdemokratëve të qendrës së majtë të Gjermanisë (SPD) votoi në favor të bisedimeve për një koalicion të ri qeveritar me konservatorët e kancelares, Angela Merkel”, sipas burimeve të SPD-së.
Disa anëtarë të partisë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me këtë vendim, sepse qeveria e mëparshme e koalicionit midis dy partive u pasua nga një rezultat i dobët për SPD-në në votimet e shtatorit.
Pas dështimit të bisedimeve me dy partitë e vogla, muajin e kaluar Merkelit i kanë mbetur vetëm dy zgjidhje , formimi i një qeverie të pakicës ose fillimi i bisedimeve me SPD-në për një koalicion tjetër të madh.
Merkel e ka përjashtuar formimin e një qeverie të pakicës duke argumentuar se Evropa ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme gjermane.
Vushtrria e pandalshme, Dinamo shfrytëzon gabimet e rivalëve...
Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari
Ballkani merr kryesimin pas fitores në derbi – Rezultatet dh...
Kusari-Lila:Fuqizimi ekonomik i grave, parakusht për zhvilli...
Nga 1 prilli, rriten qiratë për bizneset në Pallatin e Rinis...
Haradinaj në Bjeshkën e Madhe: Inkurajuese të shohësh rritje...