Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, paralajmëroi se raketat më të avancuara ruse mund të godasin kryeqytete si Roma, Amsterdami ose Londra dhe se kjo e bën të gjithë Europën pjesë të frontit lindor, përfshirë edhe Italinë.
Në një intervistë për TG1, kanalin kryesor të lajmeve të televizionit publik italian, ai theksoi nevojën për kujdes të jashtëzakonshëm ndaj Vladimir Putinit, duke thënë se ai “tashmë është kundërshtari ynë kryesor dhe kërcënimi kryesor në periudhën afatgjatë.”
“Të gjithë jemi në rrezik, raketat më të avancuara ruse mund të godasin Romën, Amsterdamin ose Londrën me pesë herë shpejtësinë e zërit” dhe “nuk mund të ndërpriten me sistemet tona tradicionale anti-raketë, prandaj janë një rrezik shumë i madh. Kjo do të thotë se jemi të gjithë në frontin lindor, jo vetëm Estonia, Polonia ose Rumania, por edhe Italia,” tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Marc Rutte.
Sipas kreut të Aleancës, nga pikëpamja e forcimit të kapaciteteve ushtarake, ai mund “të përbëjë një kërcënim të besueshëm kundër NATO-s, siç kanë theksuar disa kolegë evropianë”.
Rutte gjithashtu foli për shkeljet e hapësirës ajrore nga avionë rusë gjatë ditëve të fundit. “Po të ishte e nevojshme, forcat e NATO-s do të mund të bënin shumë, shumë më tepër për të rrëzuar avionët luftarakë”, tha ai, raporton rainews.it
Në fund, ai komentoi mbështetjen italiane për Ukrainën, që “është thelbësore”. “Kryeministri juaj – thekson, duke folur për Giorgia Melonin – është një lider ndërkombëtar me ndikim të madh, i respektuar në mjediset qeveritare të të gjithë botës, përfshirë, dhe kjo është shumë e rëndësishme, presidentin amerikan. Italia ka mbështetur Ukrainën që nga dita e parë.”/rtk
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...