Shtetet e Bashkuara do të prodhojnë dhe do të furnizojnë pajisje ushtarake me vlerë rreth 15 miliardë dollarë në Ukrainë në vitin 2026, sipas një programi të NATO-s të financuar nga vendet evropiane, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte.
Ai vuri në dukje se SHBA-të nuk i kanë ndaluar dërgesat e armëve në Ukrainë. “SHBA-të kanë thënë ‘Jemi të gatshëm të dërgojmë’ dhe po e bëjnë këtë. <…> Asnjë pauzë, asnjë bllokim, asgjë”, tha Rutte.
“Ata po japin deri në një miliard euro në muaj. Pra, kjo do të jetë rreth 15 miliardë për këtë vit në dollarë dhe 12 miliardë në euro. [Pajisje] kritike vdekjeprurëse dhe jo-vdekjeprurëse, duke përfshirë edhe interceptorët e raketave”, shtoi shefi i NATO-s.
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...