Të paktën 12 persona janë vrarë e dhjetëra janë lënduar në Ukrainë pas sulmeve ruse me raketa e dronë në orët e hershme të së dielës, është njoftuar nga zyrtarët rajonalë dhe ata të emergjencës të Ukrainës, shkruan “BBC”.
Tre fëmijë janë vrarë në Zhytomyr, në perëndim të Kievit dhe një burrë në të 70-tat është vrarë në qytetin jugor të Mykolaivit, ka njoftuar shërbimi i emergjencës shtetërore.
Sulmet vijnë vetëm një ditë pasi kryeqendra e Ukrainës pësoi një prej ofensivave më të mëdha që nga fillimi i pushtimit rus.
Në sulmet e të shtunës u vranë 13 persona në gjithë Ukrainën.
Këto sulme vijnë në kohën kur po vazhdojnë përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës.
Si pjesë e përpjekjeve të shtunën u bë një prej shkëmbimeve më të mëdha të të burgosurve mes Ukrainës dhe Rusisë.
Mirëpo, Rusia ka injoruar thirrjet për armëpushim.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...