Guvernatori i instaluar nga Moska në rajonin e pushtuar ukrainas të Krimesë, Mikhail Razvozhayev, tha se është zmbrapsur “një sulm masiv” ukrainas me raketa mbi qytetin e Sevastopolit.
Razvozhayev tha se disa raketa u rrëzuan mbi det dhe në zonën afër bazës ajrore të Belbekut. Edhe më herët, kjo bazë ajrore kishte qenë cak i sulmeve.
Autoritetet e instaluara nga Rusia në Gadishullin ukrainas të Krimesë nuk kanë raportuar për viktima nga sulmet e fundit.
Ndërkaq, banorët lokalë thanë për kanalin ASTRA në Telegram se rreth “20 raketa” u përdorën gjatë sulmeve të Ukrainës.
Ndaras, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se mbrojtja ajrore ka rrëzuar dhjetë raketa me rreze të gjatë veprimi mbi Krime.
Pretendimet e Rusisë nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.
Në javët e fundit, Moska, pa ofruar dëshmi, ka akuzuar Ukrainën se ka nisur të përdorë sistemin raketor ATACMS, të prodhimit amerikan, teksa pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në vitin e tretë./Radio Evropa e Lirë/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...