Rusia ka mohuar se avionët e saj luftarakë të kenë krye sulme ajrore në një fshat në lindje të Sirisë, të cilët aktivistët thonë se janë vrarë dhjetëra civilë.
Observatori Sirian për të drejtat e njeriut ka thënë se 53 persona kanë vdekur në al-Shafah, ndërsa ueb faqja DeirEzzor24 thotë se shifra është 25, transmeton portali arbresh.info
Të dyja kanë thënë se avionët rusë, të cilët po mbështesin forcat pro-qeveritare siriane janë prapa sulmit.
Por, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë insiston që nuk ka bombarduar al-Shafah.
“Sulmet e Forcave Ajrore Ruse kanë në cak zonat jashtë qendrave të banuara, vetëm ndërtesat e grupeve terroriste ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë./Arbresh.info/
Tragjike në Ferizaj/ 29-vjeçari gjendet pa shenja jete në Ra...
Aksident i rëndë në Tajlandë, treni përplaset me autobus – 8...
Dy persona me motor grabisin një argjendari në Kamëz
Interi synon ‘bombën’ e verës – transferimin e yllit të madh...
Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ certifikon 902 kandidatë nga 21...
Musliu: Njësia speciale u nis drejt Skenderajt me urdhër të ...