Shoigu tha se stërvitjet, të koduara si Vostok 2018, do të zhvillohen në rrethet ushtarake qendrore dhe lindore të Rusisë dhe do të përfshijnë gati 300,000 trupa, mbi 1,000 avionë dhe të gjitha njësitë ajrore.
“Këto do të jenë stërvitjet më të mëdha në Rusi qysh në vitin 1981”, tha Shoigu, transmeton agjencia ruse e lajmeve Interfax.
Njoftimi vjen në kohën kur marrëdhëniet midis Moskës dhe Perëndimit janë tensionuar rëndë, për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, rolit të saj në luftërat në Siri dhe në lindje të Ukrainës, si dhe përfshirjes së saj të dyshuar në zgjedhjet në SHBA dhe Evropë.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë