“Lufta e Rusisë në Ukrainë do të marrë fund kur NATO të reshtë së përdoruri territorin ukrainas për të kërcënuar Moskën.” Kështu është shprehur zyrtari i lartë i ministrisë së jashtme ruse, Alexey Polishchuk për agjencinë e lajmeve Tass.
“Operacioni special ushtarak do të përfundojë kur të përmbushen detyrat e tij. Këto përfshijnë mbrojtjen e popullsisë paqësore të Donbasit, demilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës, si dhe eliminimin e kërcënimeve ndaj Rusisë nga territori ukrainas për shkak të kapjes së saj nga vendet e NATO-s. “, tha Polischuk.
Ai shtoi po ashtu se “operacioni ushtarak” po zhvillohet siç është planifikuar “dhe se” të gjitha objektivat e tij do të arrihen”. /abcnews.al/
Vjen reagimi i Trumpit pasi Irani hap përkohësisht Ngushticë...
Ndryshojnë rregullat për deklarimin e parave ‘cashR...
Kalon në parim projektligji për Byronë e Konfiskimit të Pasu...
Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit përkohësisht
Sveçla: MPB përmbyll tremujor të suksesshëm me progres në re...
Valdete Daka pensionohet pas një karriere mbi 30-vjeçare