Rusia krijon vaksinën kundër Covid-19 edhe për kafshët

09:15 | 31 Mars 2021

Rusia ka regjistruar vaksinën e parë në botë kundër koronavirusit edhe për kafshët, njoftoi Drejtoria për Kontrollin e Sigurisë në Bujqësi Rosselkhoznadzor.

Rusia ka tashmë tre vaksina për njerëzit kundër Covid-19, dhe më e njohura është Sputnik V, transmeton portal arbresh.info

Moska ka aprovuar urgjentisht edhe dy vaksina të tjera, EpiVacCorona dhe CoviVac.

Vaksina për kafshët, e zhvilluar nga njësia Rosselkhoznadzor, quhet Carnivac-Cov.

Prodhimi masiv mund të fillojë që në muajin e ardhshëm

“Provat klinike Carnivac-Cova, të cilat filluan tetorin e kaluar, dhe janë testuar te qentë, macet, dhelprat dhe disa kafshë të tjera.

“Rezultatet e testit na lejojnë të konkludojmë se vaksina është e padëmshme dhe siguron mbrojtje të lartë sepse të gjitha kafshët e vaksinuara zhvilluan antitrupa ndaj virusit koronavirus në 100 përqind të rasteve”, thuhet në raport.

Imuniteti zgjat për gjashtë muaj pas vaksinimit, por krijuesit e vaksinave vazhdojnë ta analizojnë atë. Prodhimi masiv i vaksinës mund të fillojë që në prill, shtoi Rosselkhoznadzor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara