Rusia thotë se do të krijojë një korridor humanitar për civilët e bllokuar që kërkojnë të ikin nga luftimet intensive në qytetin e shkatërruar të Ukrainës lindore të Sievierodonetsk.
Serhiy Haidai, guvernatori i rajonit të Luhanskut, tha se rreth 500 civilë, 40 prej tyre fëmijë, ishin strehuar nga një sulm i ashpër rus në fabrikën kimike Azot në qytet.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se është “gati të organizojë një operacion humanitar” për të evakuuar civilët nga uzina në pjesën e kontrolluar nga separatistët e rajonit të Luhanskut, raporton AFP.
Nuk është e qartë nëse Ukraina do të pranojë ofertën.
Haidai tha se trupat e Ukrainës po përpiqeshin të evakuonin qytetarët gjatë çdo qetësie në luftime, por shkatërrimi i i tre urave të fundit jashtë qytetit e bëri situatën pothuajse të pamundur:
Bombardimet janë aq të fuqishme saqë njerëzit nuk janë më të sigurt as në strehimore.
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...