Ish-marinsi amerikan, Trevor Reed, është dënuar në mungesë me 14 vjet e gjysmë burgim nga një gjykatë ruse, për akuzat se i ishte bashkuar ushtrisë ukrainase si mercenar.
Komiteti Hetimor i Rusisë tha të mërkurën se Reed u regjistrua në forcat ukrainase në maj të vitit 2023 dhe mori pjesë në operacione luftarake në rajonin e Donjeckut.
Pjesëmarrja e Reed në luftë u bë publike në korrik 2023 kur ai u plagos nga shpërthimi i një mine derisa luftonte për Ukrainën. Disa media kishin raportuar se ai i ishte bashkuar ushtrisë ukrainase si luftëtar i huaj në nëntor 2022.
Departamenti amerikan i Shtetit tha në atë kohë se ai ishte transferuar në Gjermani për kujdes mjekësor pas plagosjes.
Reed doli në lajme në vitin 2020, kur u dënua me nëntë vjet burg im në Rusi për akuzën se sulmoi oficerët e policisë ruse pas një ndalese në trafik, gjë që është mohuar nga ai./rel/
Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër
Chelsea pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...