Rusia ka dërguar instruktorë ushtarakë në Niger, raportoi të enjten televizioni shtetëror i Nigerit, RTN.
Sipas RTN-së, instruktorët ushtarakë rusë mbërritën me një avion të mbushur me pajisje ushtarake, në bazë të një marrëveshjeje mes juntës dhe presidentit rus, Vladimir Putin, për ta rritur bashkëpunimin.
Televizioni publikoi pamje të një avioni ushtarak duke shkarkuar pajisje ushtarake më 10 prill. Një burrë në uniformë kamuflazh, për të cilin RTN tha se ishte njëri prej instruktorëve, tha se shkuan atje për ta stërvitur ushtrinë e Nigerit dhe për të zhvilluar bashkëpunim ushtarak mes Rusisë dhe Nigerit.
RTN raportoi gjithashtu se Rusia është pajtuar për ta vendosur një sistem kundërajror në Niger.
Deri para grusht shtetit ushtarak në korrik të vitit të kaluar, Nigeri ishte aleati i fundit demokratik i Shteteve të Bashkuara, Francës dhe vendeve të tjera evropiane në luftën kundër militantëve islamistë në rajonin e Sahelit, ku xhihadistët po vazhdojnë ta rrisin ndikimin, shkruan REL.
Në mars, junta i dha fund bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër terrorizmit. Forcat e Armatosura të Gjermanisë kanë një bazë ajrore në Niami, e ardhmja e të cilës është e paqartë tani./euronews
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...