Një gjykatë ruse tha të hënën se e kishte dënuar shkencëtarin Valery Golubkin me 12 vjet burg për tradhti, pasi e gjeti fajtor se u kishte dhënë sekreteve shtetërore “përfaqësuesve të organizatave të huaja”.
Zoti Golubkin ishte punonjës i Departamentit të Aerohydromekanikës Teorike dhe të Aplikuar në Institutin e Fizikës dhe Teknologjisë në Moskë.
Gjykata nuk dha detaje të tjera për rastin.
Shkencëtari Golubkin u arrestua në fund të vitit 2020 nën dyshimet se i kishte dhënë sekrete një vendi të paspecifikuar anëtar të NATO-s. Në atë kohë, avokati i tij tha se zoti Gobulkin i mohon akuzat ndaj tij.
Gjatë viteve të fundit një numër shkencëtarësh rusë janë arrestuar dhe akuzuar për tradhti nën dyshimet se u kanë dhënë shtetasve të huaj materiale sensitive.
Kritikët e Kremlinit thonë se arrestimet ndodhin ndonjëherë nga paranoja e pabazë, diçka që autoritetet e mohojnë.
Në fillim të muajit Moska ngriti një çështje penale kundër një prej tre shkencëtarëve rusë të raketave hipersonike të arrestuar nën dyshimet për tradhti./voa/
E konfirmuar: Trepça e pret Vushtrrinë në Mitrovicë, pritet ...
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...
Vlahovic i vetëofrohet Barcelonës
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushk...
Kane e barazoi një rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve