Rusia po përballet me shifra të larta të të prekurve me COVID-19, ku numri total i të vdekurve ka shkuar në 120 mijë dhe jo 28 mijë siç është raportuar.
Sipas Meduza, nga muaji prill deri në tetor 2020, numri i rasteve të raportuara është katër herë më i vogël se sa ai real.
Sipas të dhënave të disponueshme nga Agjencia ruse e Statistikave, për periudhën prill-shtator 2020, vdekshmëria arriti në 106 mijë persona, kjo përfshin 55,600 vdekje nga infeksioni i me COVID-19. Sidoqoftë, Zyra për raportim të COVID-19, tregon se për këtë kohë janë vetëm 20,700 vdekje.
“Jo të gjitha vdekjet janë shkaktuar direkt nga koronavirusi shumë prej tyre janë të lidhura me mbingarkesën në sistemin e kujdesit shëndetësor. Shërbimet e urgjencës janë të zëna dikush ka një sulm në zemër, dikush ka diçka tjetër. Operacionet e planifikuara po shtyhen”, thotë demografi Alexey Raksha.
Në muajin tetor, sipas të dhënave të disponueshme deri më tani, në 23 rajone shkalla e përgjithshme e vdekshmërisë u rrit me më shumë se 32 për qind.
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...