Shefja e politikës së Jashtme e Bashkimit Evropian Kaja Kallas dhe Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio diskutuan të martën mbi luftën në Ukrainë, Iranin dhe Kinën në bisedën e tyre të parë telefonike që kur administrata Trump mori detyrën më 20 janar.
Telefonata vjen mes shqetësimesh të rritura në Evropë rreth asaj që nënkupton administrata e re, me politikën e saj “Amerika e Para”, për lidhjet transatlantike që kanë të bëjnë me mbrojtjen, sigurinë, ekonominë, tregtinë e fusha të tjera.
“Ne diskutuam çështjet globale ku Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë të njëjtat interesa, përfshirë luftën e Rusisë në Ukrainë, ndikimin dashakeq të Iranit dhe sfidat që paraqet Kina”, shkruante zonja Kallas në platformën e mediave sociale ‘X’.
“BE-ja dhe SHBA-të janë gjithmonë më të fortë së bashku. Mezi pres t’ju takoj së shpejti”, shkruante ajo më tej.
Një zyrtar i BE-së, që foli në kushte anonimiteti, tha se zonja Kallas dhe zoti Rubio ishin përqendruar në prioritetet e përbashkëta.
“Ata ranë dakord mbi domosdoshmërinë e ruajtjes së presionit maksimal ndaj Moskës për të shkuar drejt arritjes së një paqeje të drejtë e të qëndrueshme në Ukrainë”, tha zyrtari.
“Dy zyrtarët e lartë trajtuan gjithashtu rolin destabilizues të Iranit si dhe mbi tranzicionin politik në Siri”, tha i njëjti zyrtar.
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar që anëtarët e NATO-s të rrisin shpenzimet për mbrotjen në 5% të Prodhimit të tyre të Brendshëm Bruto (PBB) – një rritje e konsiderueshme krahasuar me objektivin aktual prej 2% dhe një nivel që asnjë vend i NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara, nuk e përmbushin aktualisht.
Zonja Kallas “theksoi investimin në rritje të Evropës për mbrojtjen dhe gatishmërinë e saj për të marrë përsipër përgjegjësi më të madhe, krahas rëndësisë së shumëfishimit të burimeve energjitike”, tha zyrtari i BE-së./Voa
IKSHP: 20 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, apelohet ...
Kongresistët amerikanë vizitojnë Kosovën këtë javë, zbardhet...
Hamza: Po, Fatmir Limaj do ta mbështesë PDK-në për zgjedhjet...
Alarm për Ebola në Itali: Dy raste të dyshuara në Lombardi p...
“Arritën deri në pikën sa nxorën flamujt e Gjermanisë në bul...
Kurti në përurimin e Shtëpisë Muze të Ymer Elshanit në Drena...