Me qindra njerëz mbushën sheshin kryesor të Buenos Ajres për një ceremoni varrimi të pazakontë.
Gratë të veshura me të zeza e me kurora me lule dhe disa burra që mbanin një arkivol , nuk vajtonin për humbjen e një njeriu, por për vdekjen e pagave të tyre.
“Kemi dalë këtu për të luftuar për ëndrrat tona, të ardhmen tonë. paga që marrim është shumë e ulët. Nuk arrijmë dot të blejmë as gjysmën e produkteve bazë ushqimore.”- tha qytetarja Carolina.
Ndërsa pjesa më e madhe e botës po lufton me inflacion të lartë njëshifror këtë vit, betejat e Argjentinës janë të një kategorie tjetër.
Paga minimale mujore zyrtare e vendit është 334 dollarë, ndërsa një shportë ushqimore bazë për një familje me dy të rritur dhe dy fëmijë kushton më shumë se dyfishi i asaj rroge.
Vitet e përpjekjeve politike për të frenuar inflacionin kanë bërë pak për të ulur rritjen e çmimeve dhe në korrik vendi regjistroi normën më të lartë të inflacionit në 20 vjet./tch/
Princi Harry vizitë në Kiev, kërkon nga Putini të ndalë luft...
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca
Mbahet seanca ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanov...
Sonte Trepça-Peja, përballje e zjarrtë në gjysmëfinale të pl...
Ushtarët çekë, moldavë dhe italianë të KFOR-it patrullojnë n...