Pesë persona kanë vdekur si pasojë e përmbysjes së një autobusi turistik në Nju Jork, sipas Policisë së Shtetit.
Policia tha se grupi po kthehej nga Ujëvarat e Niagarës në kufirin ShBA-Kanada për në qytetin e Nju Jorkut kur dëshmitarët panë automjetin të humbte kontrollin dhe të përmbysej. Shumica e viktimave janë turistë nga India, Kina dhe Filipinet, sipas policisë, shkruan BBC.
Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, tha se zyrtarët lokalë “po punojnë për të shpëtuar dhe për të ofruar ndihmë për të gjithë të përfshirët”.
Policia më parë ka raportuar se një fëmijë ishte mes viktimave, por tani ata kanë thënë se kjo nuk është e vërtetë.
52 personat në bord në kohën e aksidentit ishin të moshës midis 1 dhe 74 vjeç, konfirmoi tutje policia.
Disa viktima u hodhën nga automjeti kur u përplas, tha policia, dhe besohet se shumica nuk kishin vënë rripa sigurie. Të tjerë mbetën të bllokuar brenda rrënojave për disa orë.
Sulmohet me veturë një polic në Vushtrri, i dyshuari në arra...
Vidhen pjesë të trafos dhe akumulatorë nga një objekt në Ist...
Zhduket një grua në Prishtinë
Lufta në Ukrainë/ Një i vrarë dhe 11 të plagosur në Kherson,...
Sa fituan klubet nga Champions League? PSG kryeson listën e ...
NASA: Shpërthimi i meteorit mbi SHBA ishte sa 300 tonë TNT