Një aeroplan rus mallrash “Antonov AN-12” u rrëzua më herët sot në qytetin siberian të Irkutsk.
Dyshohet se nga rrëzimi ka 2 viktima.
Sipas zyrtarëve të Moskës në bord ndodhej një ekuipazh deri në tetë persona.
“Në orën 14.50 me orën e Moskës, avioni An-12 që fluturonte midis Yakutsk dhe Irkutsk u zhduk nga radarët.”
Sipas medieve ruse, avioni që transportonte mallra ishte duke u përgatitur për t’u ulur kur komunikimi me Kullën e Kontrollit u ndërpre, ndërsa burime në Ministrinë e Situatave të Emergjencave raportuan se njësitë e kërkim-shpëtimit nxituan në një zonë 7 km jashtë Irkutsk.
Avioni është në pronësi të kompanisë bjelloruse Grodno, citoi agjencia e lajmeve TASS të ketë thënë autoritetet bjelloruse.
По уточненной информации на борту самолета находилось 7 человек – МЧС.
Самолет, упавший в Иркутской области, совершал дозаправку в Якутске, а транзитный рейс совершал с Чукотки – РИА Новости.
Кадры с места трагедии. https://t.co/fmsjCg7ljq pic.twitter.com/4BoQ4qdrHK— Mimsy Borogoves (@MBorogoves) November 3, 2021
Standardet ruse të sigurisë së aviacionit janë përmirësuar vitet e fundit, por aksidentet, veçanërisht që përfshijnë avionë të vjetëruar në rajone të largëta, nuk janë të rralla./oranews
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...