Shtatë persona janë lënduar sot kur aeroplani i tipit An-2 u përplas në tokë pak momente pasi u ngrit në ajër në qytetin rus Magadan, kurse pamjet e rrëzimit janë publikuar nga një pasagjer që ishte brenda dhe filmoi gjithçka.
Në video shihet se si aeroplani ngjitet ngadalë në ajër, dhe për pak sekonda befasisht humb lartësinë dhe fillon të bie me shpejtësi të madhe.
“Në aeroplan ishin 12 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Sipas të dhënave të para, shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar zëdhënësi i ministrisë ruse për Situata të Jashtëzakonshme.
Autoritetet lokale kanë njoftuar se të lënduarit janë dërguar në spitalin më të afërt për tretman, ku përveç njërit që është në gjendje kritike të tjerë janë liruar.
Raportohet se aeroplani i një aviokompanie private është përplasur në tokë nga një lartësi prej 10 metrave, kurse në të gjendeshin edhe punonjësit e aviokompanisë.
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...
Parashikimi i motit për ditën e Kurban Bajramit
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërga...
Gjendet pa shenja jete një grua 60-vjeçare në Ferizaj
Marca me artikull të veçantë: Muriqi nuk është “Pirati”, ai ...