Mungesa e gjatë e reshjeve dhe tubacionet problematike të kombinuara bashkë kanë sjellë rrezikun që qyteti i përjetshëm të ketë ujë me orar që prej kësaj jave.
Thatësira që ka pushtuar Italinë është më e ashpra e 60 viteve të fundit dhe në shumë zona të vendit reshjet janë reduktuar me 80% nga normalja, ndërsa dëmet në bujqësi llogariten në mbi 2 miliard euro. Por kur mungesa e ujit mbërrin Romën, situata shndërrohet në politike.
Guvernatori i provincës të Lazios urdhëroi që të mos përdoret më liqeni i Bracciano-s për të furnizuar Romën, pasi rrezikon që ai të thahet. Liqeni përdorej zakonisht për emergjenca, por vitet e fundit është shfrytëzuar rregullisht.
Menjëherë pas kësaj mase, kompania Acea, që furnizon Romën me ujë, tha se pa liqenin, bëhet i detyrueshëm racionimi i ujit dhe ndërprerjet e furnizimin me nga 8 orë në ditë me alternim lagjesh, mund të nisin që këtë javë.
Për më tepër, kompania Acea tha se ka nisur edhe mbylljen e çezmave të famshme publike të Romës, pikërisht për të kursyer ujë. Ekspertët thonë se veç thatësirës, problem serioz për Romën janë tubacionet e vjetra që humbasin deri në 40% të ujit.
Mbylljet e çezmave publike që tashmë ka nisur me një ritëm prej 30 në ditë dhe racionimi mundshëm i furnizimit të përgjithshëm me ujë, kanë zemëruar tej mase qytetarët e Romës dhe kanë vënë në vështirësi serioze kryebashkiaken nga lëvizja 5 yjet Virginia Raggi.
Bashkia zotëron aksione tek kompania e ujit Acea dhe të dyja këto po akuzohen se nuk kanë bërë asgjë për të riparuar infrastrukturën për vite dhe sapo vështirësitë nisin, zgjidhja e parë është të lënë njerëzit pa ujë.
Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia jep detajet: U qëll...
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona
E papritur: Bëhen bashkë Limi dhe Edi