
US President Donald Trump arrives for a gala dinner at the Versailles Palace in Versailles, France, on Wednesday, June 17, 2026. The dinner was preceded by a tour of the exhibition "Versailles and American Independence." Photographer: Nathan Laine/Bloomberg via Getty Images
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë të ditur se do ta ftojë në Shtëpinë e Bardhë rojen 16-vjeçare që shpëtoi një djalë të vogël të rrëmbyer nga dallgët në zonën Seabright të Santa Cruz, në Kaliforni, së bashku me familjen e tij, për t’i ndarë një nga “nderimet më të larta civile”.
Në një postim në Truth Social, Trump e cilësoi adoleshentin si një “hero” dhe “shumë të guximshëm”, duke shtuar se edhe djali i vogël që u shpëtua do të jetë i mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë.
Në videon e regjistruar nga një notar, rojtari i ri bregdetar shihet duke u zhytur në detin e trazuar për të shpëtuar fëmijën që ishte rrëmbyer nga uji.
“Valët habitën shumë njerëz. Fatkeqësisht, ky djalë u rrëmbye brenda pak minutash”, përshkroi Scott Vander Dussen, i cili regjistroi videon e shpëtimit dramatik.
16-vjeçari nuk veproi i vetëm. Ai u ndihmua nga notarë të tjerë dhe një rojtar i dytë bregdetar, të cilët u hodhën në ujë për të nxjerrë në breg djalin, rreth 10 vjeç.
Më herët, djali i presidentit amerikan, Eric Trump, e kishte ripostuar videon, duke shkruar: “Jepini këtij roje plazhi 16-vjeçar nderin më të lartë politik. Ai është vërtet më i miri i Amerikës! Bravo!”
Sipas New York Post, rojet bregdetare në zonën e Santa Cruz trajnohen sipas standardeve të larta dhe duhet të përfundojnë të paktën 56 orë trajnim si roje bregdetare, 24 orë trajnim për certifikim mjekësor dhe më shumë se 80 orë trajnim shtesë për sigurinë në det.
“Jam i lumtur që përfundoi kështu. Jam i sigurt që nëse rojet bregdetare nuk do të ishin aty, fëmija nuk do të kishte shkuar në shtëpi atë natë”, tha Vander Dussen.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...