Një zjarr i madh ka rënë në anijen e transportit “Med Star” me flamur të Qipros, dy milje në veriperëndim të Rodosit, në Egjeun Juglindor, kur ajo sapo ka dalë nga porti i ishullit.
Zjarri ka rënë në dhomën e motorëve të anijes nga shkaqe ende të panjohura, e është përhapur me shpejtësi të madhe pas orës 10 të mbrëmjes.
Anija ka pasur si ngarkesë automjete të vogla dhe kamionë, me destinacion ishullin e Santorinit. Në bordin e saj ndodheshin 32 persona, prej të cilëve 20 janë detyruar ta braktisin, kurse 12 të tjerë po ndihmojnë në fikjen e zjarrit që duket se ka shkaktuar dëme të mëdha.
Nëse nuk do të mund ta vendosin nën kontroll, ata kanë marrë urdhër të largohen.
Në operacion po marrin pjesë, përveç 3 anijeve të vogla të Marinës Detare greke, edhe 4 varka të ndërhyrjeve të rasteve speciale, si dhe mjete nga ajri.
Për incidentin është njoftuar Ministria e Marinës Detare dhe ka nisur një proces hetimi.
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...