Një rast i rrallë i lisë së majmunit është diagnostikuar në një pacient në Angli, tha në një deklaratë të shtunën Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar.
Lija e majmunëve është një infeksion i rrallë viral që nuk përhapet lehtësisht midis njerëzve, tha agjencia, duke e cilësuar rrezikun e përgjithshëm për publikun e gjerë si “shumë të ulët”, shkruan Cnn.
“Infeksioni mund të përhapet kur dikush është në kontakt të ngushtë me një person të infektuar; megjithatë, ekziston një rrezik shumë i ulët i transmetimit në popullatën e përgjithshme”, thuhet në deklaratë.
Pacienti besohet të ketë kontraktuar infeksionin në Nigeri, tha UKHSA, përpara se të kthehej kohëve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar.
Siç bëhet e ditur, pacienti po merr trajtim në Londër në njësinë e ekspertëve të sëmundjeve infektive dhe izolimit.
Kanos kolegun me armë lodër, arrestohet i dyshuari në Prisht...
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet
Serwer: Vetë mbështeta krijimin e Gjykatës Speciale, kam gab...