Administrata palestineze akuzon Izraelin se fsheh rastet me COVID-19 në Kudsin Lindor të pushtuar.
Policia izraelite mbylli një klinikë në Kudsin Lindor të pushtuar që zhvillonte testime të koronavirusit të ri (COVID-19) për palestinezët.
Sipas informacionit të marrë nga burimet lokale, klinika mbrëmë është bastisur nga policia izraelite.
Pas bastisjes policia mbylli klinikën, ndërsa u arrestuan edhe katër aktivistë palestinezë.
Policia izraelite nuk dha ndonjë sqarim lidhje me incidentin, ndërsa gazeta Haaretz, shkroi se klinika në fjalë është mbyllur për arsye se kitet për teste të COVID-19 janë siguruar nga administrata palestineze.
“Administrata izraelite nuk na ndihmon. Nuk lejon që as të marrim ndihmë nga të tjerët”, tha një banor për Haaretz.
Administrata palestineze akuzon Izraelin se fsheh rastet me COVID-19 në Kudsin Lindor të pushtuar.
Ministria Izraelite nuk jep informacion të qartë rreth rasteve në Kudsin Lindor, ndërsa nga ana tjetër administrata palestineze kishte njoftuar për 41 raste./AA
Zelensky: Ukraina është gati për paqe, por jo Rusia
Kryediplomati Konjufca në Hagë për fjalët përfundimtare në r...
Media ndërkombëtare Al Jazeera raporton për marshin në Prish...
Sot fjalët përfundimtare të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Sel...
E mërkura me mot të vranët dhe mundësi bore në zonat malore
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...