Grupi rebel Houthi nga Jemeni të premten në mëngjes ka njoftuar se ka qëlluar Aeroportin Ndërkombëtar Abha që ndodhet në pjesën jugore të Arabisë Saudite, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas televizionit Al-Masirah që udhëhiqet nga grupi Houthi, thuhet se grupi ka kryer një sulm me dron ndaj aeroportit duke shkaktuar “ndërprerje të trafikut ajror”.
Nga ana tjetër, koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Arabia Saudite ka njoftuar përmes një kumtese se “sistemi i mbrojtjes ajrore dhe forcat ajrore të Arabisë Saudite kanë interceptuar dhe kanë rrëzuar pesë dronë” të cilët kanë qenë të lëshuar nga grupi Houthi.
Nga koalicioni thonë se dronët ishin nisur për në Aeroportin Ndërkombëtar Abha dhe qytetin jugperëndimor Khamis Mushait, duke konfirmuar “qarkullimi normal të trafikut” në aeroport.
Të mërkurën, koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite konfirmoi një sulm nga rebelët Houthi nga Jemeni ndaj Aeroportit Ndërkombëtar Abha nga i cili u plagosën 26 civilë.
Jemeni është kapluar nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014 kur rebelët Houthi morën pjesën më të madhe të shtetit, duke përfshirë edhe kryeqytetin Sanaa.
Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite nisi një fushatë shkatërruese ajrore e cila synonte që të zmbrapsë territoret e marra nga rebelët Houthi.
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion
Brikena zyrtarizon ndarjen me Mateon: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...