Agjencitë amerikane të spiunimit kanë vërejtur shenja që një kohë se Yevgeny Prigozhin, shefi i grupit mercenar rus Wagner, ka pasur synim të dalë kundër urdhëheqësisë ruse kah mesi i muajit qershor, ka raportuar e përditshmja amerikane Washington Post.
Gazeta tjetër amerikane New York Times, ka thënë se informacioni ka qenë edhe solid, por edhe alarmues.
Në orët e vona të së premtes, forcat e Prigozhinit janë larguar prej kampeve të tyre në Ukrainë dhe kanë hyrë në Rusi, duke e marrë kontrollin e qytetin jugor Rostov-on-Don, dhe më pas janë nisur drejt Moskës.
Papritur, avancimi është pezulluar në pasditen e së shtunës, dhe mediat ruse kanë thënë se trupat e Wagnerit do të kthehen në Ukrainë, ndërsa Prigozhin do të ikë në shtetin fqinj, Bjellorusi.
Kremlini ka thënë se nuk do ta ndjekë penalisht Prigozhinin dhe as pjesëtarët e armatosur të Wagnerit.
Times ka thënë se teksa zyrtarë amerikanë të inteligjencës e kanë zbuluar se Prigozhin është përgatitur për aksion ushtarak, ata kanë shprehur shqetësime për kaosin që do të mund të ndodhte në Rusi, shtet me arsenal të fuqishëm bërthamor.
Agjencitë amerikane besojnë se presidenti rus, Vladimir Putin është informuar të paktën një ditë më parë se Prigozhini – dikur aleat i tij i ngushtë – ka qenë duke organizuar rebelimin./rel
Ajova vlerëson partneritetin me FSK-në: Mbi 15 vjet bashkëpu...
Arrestohet i riu që vrau me çekiç 57-vjeçarin në Krujë, në p...
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...
Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ush...
Kili përballet me zjarre të mëdha – të paktën 19 të vd...