Kryeqyteti i Kinës, Pekini, ka raportuar rastin e parë me Omicron, sipas mediave shtetërore, vetëm disa javë përpara organizimit të Lojërave Olimpike Dimërore. Identifikimi i Omicron vjen ndërsa qytetet në të gjithë vendin kanë rritur vigjilencën në prag të Lojërave Olimpike Dimërore, që do të fillojnë më 4 shkurt.
Autoritetet kanë paralajmëruar gjithashtu se Omicron përhapet më lehtë duke rritur kështu rrezikun e transmetimit. Qeveria ka këshilluar banorët që të mos largohen nga qyteti gjatë pushimeve, ndërkohë që dhjetëra fluturime ndërkombëtare dhe vendase janë pezulluar.
Kina raportoi gjithashtu 25 raste të reja asimptomatike me14 janar, nga 42 raste një ditë më parë.
Vendi ka regjistruar 104,745 raste dhe 4,636 viktima që nga fillimi i pandemisë. /abcnews.al/
Përkundër interesimit për të, Jashari e ka bërë të qartë dës...
Operacion policor në Vlorë, ndalohen 5 persona të dyshuar pë...
Brazili jep sinjale pozitive rreth gjendjes së Neymarit në p...
Inter i mbyll derën edhe njëherë tjetër gjigantit turk për C...
Pacolli: Vazhdojmë betejën për Aeroportin e Vlorës, nuk do t...
Kapen mbi 30 mijë euro në veturën e drejtuar nga një serb në...