Disa sulme ajrore izraelite kanë goditur në periferi të Damaskut mëngjesin e 2 janarit, duke shkaktuar “dëme materiale”, raportoi media shtetërore siriane.
Agjencia shtetërore e lajmeve, SANA, duke cituar një zyrtar të paidentifikuar të ushtrisë, tha se sulmet erdhën nga drejtimi i Lartësive të Golanit, që janë të pushtuara nga Izraeli. Sipas medias shtetërore siriane, sulmet u kryen rreth orës 04:30 të mëngjesit të së martës.
Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut, monitorues i luftës me seli në Britani, raportoi se sulmet ajrore kanë goditur një njësi të artilerisë së ushtrisë siriane, ku anëtarët e grupit militant libanez, Hezbollah, po ashtu janë të stacionuar.
Izraeli për vite me radhë kryen sulme në pjesët që kontrollohen nga Qeveria në Siri. Në raste të rralla pranon se qëndron prapa sulmeve dhe Izraeli ka thënë se shënjestron grupet e mbështetura nga Irani që gjenden në Siri dhe të cilat mbështesin Qeverinë e presidentit Bashar al-Assad.
Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut tha se Izraeli ka kryer 76 sulme në territorin sirian gjatë vitit 2023.
Më 1 janar, ushtria izraelite tha se ka identifikuar pesë raketa të lëshuara nga Siria, të cilat tha se ranë në zona të hapura./rel
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim