Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Berlin, ku një autobus u përplas me disa automjete dhe përfundoi në një pemë.
Si pasojë, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kanë mbetur të paktën 12 persona të lënduar.
Sipas zjarrfikësve, një prej të lënduarve pësoi plagë kërcënuese për jetën dhe u transportua me helikopter në spital.
Ngjarja ndodhi në lagjen Gatow rreth orës 13:30.
Autoritetet bëjnë të ditur se autobusi fillimisht goditi disa makina para se të përplasej me pemën.
Personat e tjerë të lënduar pësuan lëndime më të lehta dhe u dërguan në spitalet përreth për trajtim.
Shkaku i aksidentit mbetet ende i paqartë dhe është nën hetim.
Më shumë se 50 zjarrfikës u angazhuan në vendngjarje në pjesën jugore të lagjes Spandau, ku u kryen operacionet e shpëtimit dhe sigurimit të zonës. /Telegrafi/
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...
Incidenti në Mar-a-Lago/ Ku ndodhej Presidenti Trump në mome...
Benita: Big Brother mbani premtimet, votat edhe faktet i kem...
Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran/ Uashingtoni akuza Teher...
Ruben Loftus-Cheek e ka thyer nofullën, pas lëndimit në ndes...
Ron Raçi shkëlqen në fitoren e Hajdukut ndaj Rijekas