Media shtetërore në Siri raportoi se sulmet me raketa kanë goditur një bazë ushtarake në pjesën qendrore të këtij vendi, duke vrarë dhe plagosur disa njerëz.
Megjithatë, forcat amerikane thanë se nuk janë duke kryer sulme ajrore në Siri.
Agjencia shtetërore e lajmeve SANA tha se sulmet kanë goditur aeroportin ushtarak pranë qytetit Homs, në orët e para të ditës së sotme.
SANA fillimisht tha se sulmet në bazën Tajfur dyshohet se janë kryer nga Shtetet e Bashkuara, por më vonë i ka tërhequr referencat ndaj tyre.
Pentagoni lëshoi një deklaratë, duke thënë se “në këtë kohë, Departamenti i Mbrojtjes nuk është duke kryer sulme ajrore në Siri”.
Raportet vijnë pas sulmit të dyshuar kimik që ka ndodhur të dielën në Douma të Sirisë, rajon që kontrollohet nga rebelët.
Dhjetëra njerëz kanë humbur jetën në këtë sulm.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e quajti “kafshë” presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, dhe tha se ai së bashku me aleatët, Iranin dhe Rusinë, kanë një “çmim të madh për të paguar”.
Haradinaj: Votojmë kandidat unifikues për kryetar parlamenti...
Paris Guri i LDK-së ironizon me shefin e stafit të Kurtit, v...
Për tre minuta punë në seancë, Bekë Berisha tregon se sa u p...
Një hap larg historisë, Luis Enrique: Liga e Kampionëve ka q...
Rama ndan pamje mahnitëse të fshatit Bastar të Tiranës: Ju u...
Çitaku: Nuk votohet me diktat, bëjmë thirrje të dalim nga ky...